Menjëherë pas Thirrjes për Aplikime 2016 në kuadër të Programit të Granteve “Peer-to-Peer” nga EvalPartners, partneriteti i përbërë nga Shoqata Rumune e Vlerësuesve – RoSE, Shoqata Shqiptare për Vlerësim të Programeve – ASPE dhe Rrjeti Kosovar i Vlerësimit ­– KEN,  u përzgjodh të implementojnë projektin ARK2GEA “Bashkëpunimi Transnacional Rumani-Shqipëri-Kosovë drejt implementimit të Agjendës Globale të Vlerësimit 2016-2020”. Ky projekt ofron mundësi për organizatat tona profesionale të vlerësimit të tre vendeve evropiane, për t’i bashkuar forcat për të mbështetur arritjen e vizionit të Agjendës Globale të Vlerësimin 2016-2020 (GEA2020) si dhe për të përhapur njohuritë e saj në Rumani, Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.

EvalPartners, si një komunitet global i praktikës, i cili synon të fuqizojë kapacitetet kombëtare të vlerësimit në të gjithë botën, është përkrahës i përkushtuar i GEA2020 e cila është e bazuar në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së A / RES / 69/237.

Kjo deklaratë e përbashkët konsideron se vlerësimi mund të kontribuojë në përmirësimin e shoqërive tona. Duke ndikuar në mënyrë adekuate politik-bërësit dhe vendimmarrësit, aktorët e tjerë kyç dhe opinionin publik, vlerësimi siguron që politikat publike, programet dhe proceset të jenë të arësyeshme dhe të bazuara në fakte dhe të arrijnë rezultatet e synuara në mënyrë  efektive dhe të barabartë. Qëllimi final i vlerësimit është përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe garantimi i një zhvillimi të qëndrueshëm. Megjithatë, ne jemi të vetëdijshëm se kultura e vlerësimit ende nuk ka arritur potencialin e saj të plotë në vendet tona.

Hendeku në mes të vlerësabsoulte të vlerësimit dhe pranueshmërisë së tij, pra moskuptimi i drejtë i rëndësisë së vlerësimit,   motivon RoSE, ASPE, dhe KEN, si nënshkruese të kësaj deklarate, për të punuar në mënyrë të vazhdueshme gjithnjë e më shumë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së procesit të vlerësimit dhe dobisë së tij, duke promovuar përfitimet që rrjedhin nga vlerësimi në të gjitha segmentet e shoqërisë, sektorit publik, privat dhe të shoqërisë civile.

Ne kemi parasysh se vlerësimi nuk është thjesht një mjet manaxhimi me vlerë neutrale. Partneriteti ynë është i bashkuar nga një angazhim i përbashkët për të nxitur dhe mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe të burimeve njerëzore, si dhe barazinë. Ne inkurajojmë proceset dhe kriteret e vlerësimit të bazuara në vlerat e barazisë gjinore dhe drejtësisë sociale, si dhe parimet e përbashkëta të partneritetit, inovacionit, gjithëpërfshirjes, kapitalit njerëzor dhe atë social.

Prandaj, ne deklarojmë mbështetjen tonë për prioritetet e vlerësimit të Agjendës Globale të Vlerësimit 2016-2020. Ne e kuptojmë se parimi i “askush të mos mbetet i harruar”, i theksuar në GEA2020, është vlera themelore që i mbulon tre shtyllat e një sistemi efektiv të vlerësimit që vë në themel një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e vlerësimit, mbështetjen e zhvillimit institucional dhe të kapaciteteve individuale e profesionale.

Prandaj, ne i miratojmë dhe përkushtohemi fuqishëm në objektivat e mëposhtëme të GEA2020:

  1. Fuqizimi i mjedisit të përshtatshëm për vlerësim, me qëllim që të:
  • sigurojë që të gjithë sektorët e shoqërisë e kuptojnë dhe çmojnë vlerën e vlerësimit
  • të përgatitet harta e vlerësimit rreth statusit të vlerësimit për Rumaninë, Shqipërinë dhe Kosovën me rekomandimet përkatëse për veprim
  • në mënyrë të qartë të përfshijë vlerësimin përmes politikave nacionale të vlerësimit dhe instrumentet e tjera qeveritare rregullatore
  • sigurojë burime të mjaftueshme për vlerësim
  • përdor sisteme të besueshme të të dhënave dhe akses të plotë në bazat e të dhënave për të bërë rezultatet e vlerësimit të arritshme në kohë reale
  • angazhohen aktorë të tjerë kyç në shfrytëzimin e informacionit të vlerësimit në nivel ndërshtetërorë
  • rritjen e kërkesës dhe rolin e organizatave të shoqërisë civile në vlerësim
  • njohjen e vlerësimit si një profesion.
  1. Rritja e njohurive dhe ngritja e kapaciteteve për të siguruar që nivel i mjaftueshëm i institucioneve me renome, duke përfshirë por jo kufizuar në, organizatat vullnetare për vlerësimin profesional (VOPE), institucionet e nivelit qendror dhe lokal, universitetet dhe institucione që nxjeërrin të dhëna të dobishme dhe se janë në gjendje të:
  • nxitë dhe lehtësojë vlerësimet e ndikimit të cilësisë
  • zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të bashkëpunuar me institucionet e tjera relevante dhe të përfshira
  • financojë vlerësime të të dhënave të cilësisë, të informacionit në dispozicion, dhe për të promovuar gjurmueshmërinë e gjetjeve dhe rekomandimeve të vlerësimit
  • zhvillojë vazhdimisht fushëveprimin e vlerësimit dhe progresin e tij
  • mbështesë hulumtimin rreth vlerësimit
  • organizojë trajnime profesionale në vlerësim për të siguruar numrin e duhur të vlerësuesve të kualifikuar.
  1. Fuqizimi i kapacitetit të VOPE me rrjetet shumëpalëshe të interesuara, ashtu që të:
  • rris kapacitetin dhe rolin e tyre për të ndikuar në një ambient më të përshtatshëm për vlerësim
  • shpërndajë informata rreth rëndësisë së vlerësimit
  • jetë strategjik dhe gjithëpërfshirës në kërkesat e anëtarëve të saj si dhe në nevojat e brendshme të menaxhmentit
  • angazhohet në mësim të ndërmjetëm dhe shkëmbime në mes shtetesh si dhe përmes Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim në Vlerësim (IOCE)
  • Miratoj objektivat dhe parimet e Agjendës Globale të Vlerësimit 2016-2020
  1. Fuqizimi i kapaciteteve individuale të vlerësuesve, komisionerëve dhe përdoruesve të vlerësimit, ashtu që në këtë mënyrë;
  • Komisionerët dhe përdoruesit e vlërësimit të kenë:
    • një kuptim të mjaftueshëm të vlerës së vlerësimit
    • një sistemim proaktiv dhe pozitiv të organeve të vlerësimit tek profesionistët të cilët vlerësojnë
    • një proces gjithëpërfshirës për realizimin e vlerësimeve të paanshme dhe të cilësisë së lartë
    • një angazhim më të fuqishëm për të përdorur gjetjet dhe rekomandimet e vlerësimit dhe vijueshmërinë e tyre.
  • Vlerësuesit nga disiplina të ndryshme relevante janë në dispozicion për të realizuar vlerësime të cilësisë së lartë në të gjitha vendet, duhet të:
    • zotërojnë njohuri, aftësi dhe kapacitete të nevojshme për të përdorur si duhet parimet përgjithësisht të pranuara, teoritë, metodat dhe qasjet për vlerësimin dhe subjektet e vlerësuara
    • integrojnë vlerat e barazisë, barazisë gjinore, drejtësisë sociale dhe mbrojtjen e mjedisit, në përputhje me kriteret e ndjeshme kulturore dhe respektojnë parimet e partneritetit, inovacionit, gjithëpërfshirjes dhe të drejtat e njeriut
    • të angazhohen për të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe ngritjen e kapaciteteve.
  1. Ne mbështesim lidhjet ndërmjet objektivave të mësipërme, duke punuar në një k pjesëmarrëse me qeveritë, parlamentet, VOPE, organizatat ndërkombëtare, shoqërinë civile, sektorin privat, universitetet dhe grupet e tjera të interesit ashtu që të:
  • ndajë burime të ndërmarrjeve të përbashkëta në realizimin e vlerësimeve dhe inovacionit në vlerësim, si dhe në ngritjen e kapaciteteve për vlerësim
  • marrë pjesë në zhvillimin e një terminologjie të përbashkëta në të gjitha gjuhët për ta përhapur dhe ndarë si dije e krijuar rreth vlerësim
  • marrë pjesë në ngjarjet kombëtare dhe ndërkombëtare të të mësuarit.

Ne, Shoqata Rumune e Vlerësuesve (RoSE), Shoqata Shqiptare e Programit të Vlerësuesve (ASPE) dhe Rrjeti Kosovar i Vlerësimit (KEN), më 25 shkurt 2017, zyrtarisht deklarojmë mbështetjen tonë dhe miratojmë Agjendën Globale të Vlerësimit 2016-2020.